/

FONDI PENSIONAL: Të gjithë ata që marrin pension në bankën Eurostandard deri më 21 gusht të dorëzojnë njoftim se dëshirojnë të vazhdojë pagesa e pensionit

Në lidhje me njoftimin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Aktvendimit nr.15-20139/1 të datës 12.08.2020, të miratuar nga Guvernatori i BP-së të RMV-së për anulimin e licencës mbi themelimin dhe funksionimin e Eurostandard bankës SHA Shkup, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut (FSPIMV), njofton të gjithë shfrytëzuesit e pensionit të cilëve u është paguar pensioni në llogaritë e transaksionit në Eurostandard bankë SHA Shkup, që më së voni deri më 21.08.2020 të dorëzojnë njoftim në bankë përmes së cilës dëshirojnë të vazhdojë pagesa e mëtutjeshme e pensionit.

“Bankat zyrtarisht do të njoftojnë Fondin e SPIMV-së për llogaritë e transaksionit në të cilat Fondi do të duhet të kryejë pagesën e pensioneve, shfrytëzuesit e pensionit nuk kanë nevojë të vijnë në Fond. Për shfrytëzuesit e pensionit të cilët për arsye të ndryshme nuk janë në gjendje që deri më 21.08.2020 të njoftojnë bankën ku dëshirojnë t’u bëhet pagesa e mëtutjeshme e pensionit, pagesa e pensionit do të kryhet plotësisht”, thuhet në njoftim.

Ngjarja paraprake

Liban, thirrje për formimin sa më parë të qeverisë

Ngjarja e ardhëshme

Sulmuesi e Kosovës, “e bekon” edhe presidenti i Shqipërisë

të fundit nga Lajme