Ata që shkojnë nga Franca e Holanda i pret karantina në Britani

Personat që shkojnë në Britaninë e Madhe nga Franca dhe Holanda do të detyrohen të futen në karantinë për 14 ditë duke filluar nga e shtuna.

Sekretari i Transportit, Grant Shapps tha se masa, që gjithashtu do të aplikohet për njerëzit që udhëtojnë në Monako, Malta, Turks dhe Caicos dhe Aruba do të futen në fuqi nga ora 04:00.

Ai shtoi që kjo ishte e nevojshme për të mbajtur numrin e infektimeve nga koronavirus në shifra të ulëta.

Sipas kompanisë së të dhënave Statista, njerëzit nga Britania e Madhe bënë 10.35 milionë vizita në Francë vitin e kaluar, duke e vendosur atë të dytën pas Spanjës – me 18.12 milionë – për sa i përket popullaritetit.

Masa e karantinës u vendos për Spanjën me 25 korrik.

Ngjarja paraprake

'Engjëlli shkoi pranë...'/ Mesazhet rrëqethëse në profilin e nënës pas vetëvrasjes në spital të 29-vjeçarit me COVID

Ngjarja e ardhëshme

Qehaja: Hulumtimi thotë se mësimi online nuk solli rezultat – nxënësit janë dëmtuar shumë

të fundit nga Bota