Urim nga Ahmeti me rastin e Ilindenit

Shkup, 2 gusht 2020 (MEDIAL) – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, e shënon Kryengritjen e Krushevës, 2 gushtin 1903 me publikimin e tij në faqen zyrtare në Fejsbuk, kumtuan nga BDI-ja.

“Kryengritja e 2 gushtit dhe Republika e Krushevës, të cilën po e shënojmë sot, duhet të studiohet shumë më tepër nga historianët dhe të zbardhet karakteri i plotë i saj, në germë dhe në frymë. Ndarja e barabartë e përgjegjësive kryengritëse dhe më pastaj edhe e atyre qeverisëse 117 vite më parë duhet të shërben si model i largimit të ngarkesave dhe primesave në perëndim e sipër hegjemoniste mbi përpjekjet e përbashkëta për liri dhe për jetë më të mirë në vendin e përbashkët”, ka shënuar Ahmeti në Fejsbuk.

Manifesti i Krushevës i vitit 1903 është përcaktim unifikues për shtet të përbashkët po aq sa është edhe Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001.

“Paragjykimet e imponuara ekzistojnë edhe sot dhe është detyrim për ne që të punojmë në drejtim të largimit të tyre duke e prezantuar dhe pranuar
të vërtetën e pashtrembëruar për të gjitha proceset aktuale dhe historike të vendit tonë të përbashkët multietnik dhe multikulturor”, shkruan Ahmeti në Fejsbuk. fb/

Ngjarja paraprake

1.540 të infektuar të rinj në Japoni , rritje rekorde në Tokio

Ngjarja e ardhëshme

Andi Zeqiri në formë, dy gola dhe me Lausannen rikthehen në Superligën e Zvicrës

të fundit nga Maqedoni