Selmanaj pas vizitës në Dragash: Qeveria e Kosovës shprehu përkushtimin e saj për ta ndihmuar sektorin privat

Sot Kryeministri Avdullah Hoti ishte për vizitë në Dragash.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se, Qeveria e Kosovës shprehu përkushtimin e saj për ta ndihmuar sektorin privat dhe ndërmarrësinë në veçanti, sidomos pas rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19.

Postimi në Facebook:

Bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti, ministrat Arban Abrashi, Vesel Krasniqi, Besian Mustafa dhe zv. ministrin Selim Kryeziu, si dhe përfaqësues institucional të nivelit qendror dhe lokal, sot kemi vizituar Komunën e Dragashit.

Vizitën e filluam me inspektimin e punimeve në aksin rrugorë Zhur-Dragash e më pas vazhduam në fabrikën e përpunimit të mishit MEKA dhe fabrikën e tekstilit Invers One.

Po ashtu, shfrytëzuam rastin të vizitojmë edhe fermën Qendra në trevën e Opojës si dhe fermerët e zonës së Gorës.

Qeveria e Kosovës shprehu përkushtimin e saj për ta ndihmuar sektorin privat dhe ndërmarrësinë në veçanti, sidomos pas rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19.

Ngjarja paraprake

Maqedonia mund të rikthejë masat kufizuese (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

Rama postim prekës për nënën: Mund të derdhësh lot pse iku, ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi

të fundit nga Kosovë