Nik Kirios nuk do të marrë pjesë në US Open (video)

Nju-Jork, 2 gusht 2020 (MEDIAL) – Australiani Nik Kirios refuzoi të marrë pjesë në US Open, i cili fillon nga fundi i mujait gusht.

Ish numër 13 në rang listen e ATP-së ka bërë një video fjalim në të cilin e sqaron vendimin e tij që të mos luajë në Grend-slem në Nju-Jork për shkak të rrezikut nga infektimi me Kovid-19.

Paraprakisht këtë javë Eshli Barti, gjithashtu nga Australia, lidere e rangut tek femrat në botë, njoftoi se nuk do të luajë në “Fleshing Medous” për shkak të pandemisë dhe përhapjes së koronavirusit. fb/

Таг

Ngjarja paraprake

ASH-AAA: MEPSO dhe ELEM të heqin dorë nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, çmimi të lirohet për 20 për qind

Ngjarja e ardhëshme

Vlorë/ Dy në pranga dhe një në kërkim, shkelën rregullat e sigurisë në punë

të fundit nga Sport