Eric Garcia te Barcelona? Lëvizja nuk finalizohe së paku para fundit të Ligës së Kampionëve

Eric Garcia vazhdon të lidhet me rikthimin në ‘Camp Nou’.

Qendërmbrojtësi spanjoll, Eric Garcia, ka fituar pëlqimin maksimal të skuadrës së Barcelonës.

Garcia ka shënuar progres të madhe te Manchester City dhe tani drejtuesit e Barcës e duan të kthehet në ‘Camp Nou’, pasi lojtari ka qenë pjesë e akademisë së Barcës.

Megjithatë, sipas raportimeve të ‘Sport’, ky transferim nuk do të bëhet së paku pa përfunduar Liga e Kampionëve.

Thuhet se Garcia dëshiron të rikthehet te Barcelona ose këtë verë, ose si transferim i lirë në vitin 2021.

Mbetet të shihet se çfarë do të përfshijë oferta e Barcelonës për Eric Garcia, nëse do të ketë një ofertë që do të niset drejt zyrave të Manchester City.

Ngjarja paraprake

Urim nga kryetari i BDI-së Ahmeti me rastin e Ilindenit

Ngjarja e ardhëshme

​Të ecësh mbi mbeturina

të fundit nga Sport