Drejtori sportiv dhe trajneri i St.Pauli të lumtur për transferimin e Paqaradës

Drejtuesit e skuadrës së St.Pauli janë shprehur shumë të lumtur për transferimin e Leart Paqaradës.

Shqiptari nga Kosova Leart Paqarada ka vendosur të nis një aventurë të re në futbollin gjerman, duke iu bashkuar skuadrës së St.Pauli.

Pas finalizimit të marrëveshjes, tejet të lumtur janë shprehur drejtori sportiv i St.Pauli, Andreas Bornemann, si dhe kryetrajneri Timo Schultz.

“Leart Paqarada është i fortë, teknikisht i mirë, mendje sulmues, me një të majtë të mirë. Ai njihet për harkimet e mira. Jemi të lumtur që Learti zgjodhi të luajë me ne”, ka thënë trajneri Schultz.

Kurse, më pak i lumtur nuk ishte Bornemann, i cili sheh shumë eksperiencë te shqiptari.

“Me Paqaradën ne kemi një lojtar me shumë eksperiencë, dhe që po kalon në periudhën më të mirë të karrierës së tij. Learti na jep më shumë opsione për krahun e majtë, si dhe mundësi në rotacione”, ka thënë drejtori sportiv.

Kujtojmë se Learti nënshkroi kontratë tri vjeçare me St.Pauli.

Ngjarja paraprake

Aksident në Vlorë, motoristi i fast food-it përplas këmbësorin

Ngjarja e ardhëshme

ASH-AAA: MEPSO dhe ELEM të heqin dorë nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, çmimi të lirohet për 20 për qind

të fundit nga Sport