Besmir Bojku vazhdon kontratën me Feronikelin

Feronikeli ka bërë një punë mjaft të mirë, duke arritur rinovimin me Besmir Bojkun.

Bojku ka bindur drejtuesit e Feronikelit që t’i vazhdojnë atij kontratën edhe për një sezon, pas paraqitjeve mjaft të mira që pati me skuadrën nga Drenasi.

Bojku ka 40 paraqitje me Feronikelin, ku ka shënuar 5 gola, por këto shifra me shumë gjasë do të përmirësohen pas kontratës së re.

Më poshtë ua përcjellim njoftimin e Feronikelit për marrëveshjen me Besmir Bojkun.

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besmir Bojku, vazhdon rrugëtimin me FC Feronikelin.

Bojku i cili kaloi një sezon fantastik me Feronikelin, bindi drejtuesit e klubit për një marrëveshje të re me KF Shkendijën, duke zgjatur bashkëpunimin më numrin 20-të, edhe për sezonin e ri.

Besmir Bojku shquhet për dinamikën e tij të madhe në lojë, ku nuk kursen veten në asnjërën ndeshje.

Ai me FC Feronikelin ka gjithsej 40 paraqitje, duke shënuar 5 gola, gjithashtu e ndihmoj ekipin edhe në shume gola tjerë duke u faulluar 2 here në zonën e kundërshtarit dhe në total mori pjesë ne 14 gola të Feronikelit.

Bojku tha se jam i lumtur qe do të jem pjesë e Feronikelit edhe për sezonin e ardhshëm, së pari dua ti falenderoj, Presidentin, Drejtorin dhe Trajnerin për besimin qe patën në mua.

Për objektivat e klubit nuk duhet të flasesh shumë pasi qe dihen, Feronikeli synon majat e futbollit vendor. Ne së bashku na prift e mbara tha bojku për faqën zyrtare të Klubit.

Ngjarja paraprake

Vlorë/ Dy në pranga dhe një në kërkim, shkelën rregullat e sigurisë në punë

Ngjarja e ardhëshme

Urim nga kryetari i Kuvendit, Xhaferi me rastin e 2 Gushtit – Ilinden

të fundit nga Sport