Barcelona dëshiron që Ansu Fati mos të largohet kurrë nga ekipi

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu dëshiron që Ansu Fati të mbetet në klub “për tërë jetën”

Sulmuesi anësor 17 vjeçar ka pasur një paraqitje të mirë këtë sezon duke shënuar tetë gola në 32 paraqitje në të gjitha garat duke treguar atë që është në traditë të klubit katalunas.

Një paraqitje e tillë e tinejxherit thuhet se ka bërë një klub ende të panjohur deri me tani, por supozohet që të jetë Manchester United, që të ofrojë 100 milionë euro për shërbimet e tij por Bartomeu thotë se nuk ka pasur biseda formale për këtë gjë dhe se ai dëshiron që ai kurrë mos të largohet nga klubi.

“Nuk ka pasur ofertë formale por ka pasur interes për të nga disa klube”, ka konfirmuar ai për Sport.

“Përgjigja e Barcelonë ka qenë: Jo”.

“Ai është pjesë përbërëse e të ardhmes se klubit. Ansu nuk është në shitje. Ai prezanton akademinë dhe lojtarë Ai tashmë e ka konsoliduar vetveten në skuadrën e parë”.

“Ai është unik sepse erdhi nga skuadra e dytë në të parën. Nuk ka shumë lojtarë si ai dhe Barcelona nuk mund ta shet atë, madje edhe nëse ai do të jetë zgjidhja ekonomike për klubin në këtë kohë pandemie”.

Ansu ka nënshkruar marrëveshje të re në dhjetor që zgjat deri më 2022, kurse Bartomeu ka konfirmuar se ai ka në plan për të ofruar një kontratë të re për lojtarin. 

Ngjarja paraprake

Rama postim prekës për nënën: Mund të derdhësh lot pse iku, ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi

Ngjarja e ardhëshme

Bën tatuazh emrin e së bijës 3-vjeçare dhe më pas e vret

të fundit nga Sport