Andi Zeqiri në formë, dy gola dhe me Lausannen rikthehen në Superligën e Zvicrës

Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri, në fanellën e Lausannes dhe Valon Fazliu ne Wil, treguan lojë shumë të mirë, në një ndeshje me rrebesh gola. 
Lausanne triumfoi me rezultat 5:3 kundër Wil, në takimin e javës së fundit (36-të) të Ligës së Dytë të Zvicrës (Challenge League). 

Zeqiri ishte ndër më të mirët, me dy gola të realizuara në minutën e 24-të e 68-tën, dhe Vullnet Fazliu shënon në atë të 55-tën. 

Për Lausannen shënuan: Zeqiri (24′ e 68′), Turkes (31′), Schneuwly (40′), Ndoye (63′) dhe për Wil realizuan Duah (19′ e 33′) e Fazliu (55′). Zeqiri ka luajtur deri në minutën e 68-të për Lausannen dhe Valon Fazliu, Eris Abedini, Lindrit Kamberi,  Bledian Krasniqi luajtën standardë për Wil-in.

Krasniqi u zëvendësua në minutën e 72-të nga Argëtim Ismajli, ndërsa Abedini u ndërrua në minutën e 72-të, Fazliu në atë të 79-të dhe Kamberi në minutën e 82-të.

Lausanne rikthehet në elitë. Lausanne zuri vendin e parë me 73 pikë dhe Wil përfundoi në pozitën e gjashtë me 43 pikë.

Ngjarja paraprake

Urim nga Ahmeti me rastin e Ilindenit

Ngjarja e ardhëshme

Maqedonia mund të rikthejë masat kufizuese (VIDEO)

të fundit nga Sport