Të kujt janë boksierët e Kombëtares dhe për çfarë po kujdeset Federata e Boksit e Kosovës?

Nuk ka më turp se kur dëgjon zërin e një talentit të madh të boksit të Kosovës, siç është Besart Pireva, se në vend që të merr pagë ai jep para nga xhepi i tij për të stërvitur në klub. Apo siç thonë në popull: Luaje mac kryet bullit! 

E dyta, Federata e Boksit e Kosovës,  a thua i ka të precizuar me rregullore se si të mbrohen boksierët të nivelit më të mirë, të cilët janë pjesë e kombëtares A të Kosovës? 

Çfarë logjike ka që një boksier i Kombëtares, në vend që të stimulohet, të ketë një pagë mesatare, ai jep para prej xhepit të tij pavarësisht se në cilin klub garon.

Është fakt që Federata nuk mund të përzihet në çështje të brendshme të klubeve, por a ka rregullore që i mbron ata boksierë? Nëse ka, urdhëroni?
A janë me kontrata boksierët?

Si ka vullnet boksieri i kombëtares të derdhë djersë e gjak për shtetin e vet, ku nuk paguhet por duhet të merr para nga xhepi i vet apo nga shtëpia e tij. Sa e tmerrshme.  

Federata e Boksit të Kosovës duhet urgjentisht ta drejtojë këtë punë dhe t’i marr në mbrojtje boksierët që i ka potencial për garat ndërkombëtare!

Çfarë po bën ky bord i Federatës së Boksit të Kosovës, a e ka ngritur këtë çështje ndonjëherë apo gjithmonë të heshtur e të fjetur?

Ngjarja paraprake

Masa 14.500 denarë i ruajti punëtorët, por një pjesë e tyre nuk morën paga, paratë përfunduan te punëdhënësit, do të vijojnë sanksione

Ngjarja e ardhëshme

Bujar Osmani: Nuk shoh të keqe tre kryeministra shqiptarë në Ballkan

të fundit nga Sport