Spasovski: Holokausti ndaj romëve është një nga humbjet më të mëdha të njerëzimit

Shkup, 1 gusht 2020 (MEDIAL) – Holokausti ndaj romëve nuk guxon të mbetet në harresë. Detyra jonë politike dhe morale është të ruajmë të vërtetën për holokaustin dhe viktimat e saj, hebrenj, romë, sllavë dhe të gjithë popuj të tjerë, asnjëherë të mos harrohen. Ta ruajmë të vërtetën për holokaustin dhe viktimat e saj, tha kryeministri Oliver Spasovski në komemoracionin me rastin e kujtimit të viktimave të gjenocidit romë në Luftën e Dytë Botërore – 2 gusht e cila u zhvillua para Muzeut të Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë.

“Me këtë ngjarje sot shënojmë një nga ngjarjet dhe proceset më tragjike në historinë e njerëzimit, holokaustin që gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore është kryer ndaj romëve dhe sintët si pjesë e idesë më të errët për të ashtuquajturën zgjidhje përfundimtare të kërcënimit nazist dhe fashist ndaj botës së lirë në atë periudhë. Kjo është një ditë kur kujtojmë se mes viteve 1933 dhe 1945 nazistët të cilët me bashkëpunëtorët e tyre vranë qindra mijëra romë, burra, gra dhe fëmijë në pjesë të Evropës të cilët kanë qenë nën okupimin fashist. Romët në Evropë kanë qenë cak i persekutimit nga nazistët, ndërsa vrasjet masive kanë arritur kulmin në periudhën prej 31 korrik deri 2 gusht 1944 kur gjermanët filluan likuidimin në Aushvic…, ku vetëm në këtë kamp të vdekjes u vranë pothuajse 3.000 romë. Kjo është një nga disfatat më të mëdha të njerëzimit në histori dhe prandaj holokausti kundër romëve nuk guxon të harrohet, siç e quajnë holokaustin e harruar”, tha Spasovski.

Prandaj, shtoi ai, në këtë ditë ne i nderojmë dhe të gjithë aktivistëve dhe studiuesve të cilët janë pjesë e lëvizjes më të gjerë të të drejtave të romëve dhe të cilët angazhohen për njohjen e këtij gjenocidi.

“E një rëndësie të madhe është që në vitin 1982 autoritetet gjermane zyrtarisht i njohin veprat penale kundër romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa 30 vjet më vonë kancelarja Angela Merkel e hap memorialin kushtuar gjenocidit të romëve në Berlin. Më 8 prill 2015, PE miratoi rezolutë me të cilën 2 gushti shpallet Ditë evropiane e përkujtimit të holokaustit ndaj romëve me qëllim të përkujtimit të viktimave të gjenocidit ndaj romëve nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Spasovski.

Detyra jonë politike dhe morale, siç shton Spasovski, është të ruajmë të vërtetën për holokaustin dhe viktimat e saj, “hebrenj, romë, sllavë dhe të gjithë popujt e tjerë të mos harrohen asnjëherë”.

“Nga këtu është përcaktimi jonë që asnjëherë të mos i harrojmë viktimat e holokaustit, por edhe viktimat e gjenocideve të tjera. Ta përcjellim brez pas brezi kujtimin e tyre, t’i mësojmë brezat e rinj për atë që ka ndodhur me qëllim që asnjëherë, askund dhe askujt të mos i përsëritet”.

Muzafer Bajram, ministër pa resor, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve, në shënimin e sotëm të katërt të gjenocidit kundër romëve tha se në atë që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore, është shkatërruar edhe një e treta e indit të tyre kombëtar.

“Ne jemi, kemi qenë dhe do të mbetemi popull paqësor. Të gjitha vendet ku jetojmë janë atdhe tanë dhe veçanërisht vlen për atdheun tonë, Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtu, të mbështetur maksimalisht nga Qeveria, gjendemi në konceptin Një shoqëri për të gjithë – koncept në të cilin nuk ka vend për diskriminim në asnjë bazë, të paktën etnike. Besoj në këtë qeveri, në forcat e së mirës, ​​por përsëri nga ky vend simbolik – kurrë më krim, kurrë më holokaust, kurrë”, porositi ministri Bajram.

Drejtori i Qendrës Memoriale të Holokaustit për Hebrenjtë e Maqedonisë, Goran Sadikario theksoi se në historinë botërore dhe evropiane shumë pak vëmendje i është kushtuar gjenocidit ndaj romëve dhe sintët dhe deri tani pothuajse asgjë të jetë hulumtuar. Ajo patjetër të jetë pjesë e narracionit historik, kujtesës kolektive dhe vetëdijes të të gjitha kombeve evropiane dhe thelbësore siç tha ai, “është edukimi i brezave të rinj për të mësuar dhe ditur këtë tragjedi”.

Ceremonia filloi me një minutë heshtje në nder të viktimave romë të holokaustit dhe përfundoi me lëshimin simbolik të balonave të zi. fab/

Комеморација за жртвите од Геноцидот над Ромите

Posted by MИА.mk on Сабота, 01 август 2020

Ngjarja paraprake

Me foton bardhezi, Greg Rama kujton këshillat e gjyshes

Ngjarja e ardhëshme

Tre motra përdhunohen dhe torturohen për vite me radhë nga i ati, e vrasin/ Dënimi që rrezikojnë

të fundit nga Maqedoni