SHBA arrin një marrëveshje tjetër për sigurimin e 100 milionë dozave të vaksinës kundër koronavirusit

Dy kompani të mëdha farmaceutike do të furnizojnë qeverinë e SHBA-së me 100 milion doza të një vaksine eksperimentale kundër coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, marrëveshja u nënshkrua me kompaninë franceze Sanofi si dhe me ndërmarrjen britanike GalxoSmithKline.

Qeveria do të paguaj deri në 2.1 miliardë euro për të furnizuar vaksina të mjaftueshme për 50 milionë njerëz, ndërsa parashihet mundësia edhe për blerjen e 500 milionë dozave të tjera.

Marrëveshja mes këtyre dy palëve vjen pas programit “Operation Warp Speed”, i cili ka për qëllim sigurimin e një vaksine kundër coronavirusit deri në fundit 2020. Programi u lansua nga vetë qeveria amerikane. 

Ngjarja paraprake

Fitore heroike e Portos në finalen e Kupës së Portugalisë, mposht Benfican duke luajtur me 10 lojtarë për 50 minuta

Ngjarja e ardhëshme

Përafrohen qëndrimet e Urviçit dhe Siniçanit për tejkalimin e problemit me furnizimin me ujë

të fundit nga Bota