Përafrohen qëndrimet e Urviçit dhe Siniçanit për tejkalimin e problemit me furnizimin me ujë

Tetovë, 1 gusht 2020 (MEDIAL) – Vendasit e Urviçit realizuan takim me kryetarin e komunës së Bogovinjës në të cilin u pajtuan që Siniçane të shfrytëzojë ujë nga burimi në tokën e tyre. Njëherit në takimin, që është rezultat i takimit të të gjitha palëve dje në Qeveri, është dakorduar që në të ardhmen të punohet në disa probleme infrastrukturore në Urviç.

“Në takim erdhëm deri në njëfarë mirëkuptimi, ndërsa edhe negociatat do të vijojnë më tej. Me rëndësi është që me sukses u kuptuam me Siniçanen dhe kjo është se ata që që kanë menduar ta marrin ujin atje në një vend të caktuar nuk është kontestuese nga ana e fshatit Urviç. Do të mund të vazhdojnë dhe nuk është kontestuese, ne jemi të vetëdijshëm si vend i banuar Urviç se secili duhet të pijë ujë”, ka thënë pas takimit Hajredin gafuri nga Urviç.

Kryetari i Komunës së Bogovinjës, Albon Xhemaili theksoi se pas takimit tre orësh në Qeveri si dhe takimit të sotëm mund t’u ofrohet ndihmë kërkesave për infrastrukturë më të mirë në Urviç.

Komuna, përfaqësues të fshatrave Urviç dhe Siniçan si pjesë e marrëveshjes në Qeveri pasdite duhet të shkojnë në vendet ku janë burimet dhe të dakordohen dhe ta definojnë shfrytëzimin e tyre. as/fb/

 

Ngjarja paraprake

SHBA arrin një marrëveshje tjetër për sigurimin e 100 milionë dozave të vaksinës kundër koronavirusit

Ngjarja e ardhëshme

Juventus ngrit “Scudetton” për herë të nëntë radhazi

të fundit nga Maqedoni