Milan bën ‘detyrat e shtëpisë’, fiton me lehtësi ndaj Cagliari – e mbyll sezonin në pozitën 6

Milan ka mbyllur sezonin në pozitën e gjashtë në tabelë.

Skuadra e Milan ka shënuar fitore me rezultatin 3:0 në përballjen kundër Cagliari.

Tri pikët ishin të rëndësishme për Milan që tashmë ka siguruar garat evropiane (Liga e Evropës) për sezonin e ardhshëm.

Milan kaloi në epërsi pas vetëm 10 minutave lojë, pas autogolit të Ragnar Klavan.

Në pjesën e dytë, Zlatan Ibrahimovic shënoi një herë në minutën e 55’ kurse, dy minuta pas tij shënoi Samu Castillejo për rezultatin final 3:0.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 66 pikëve, për pozitën e gjashtë në tabelë.

Cagliari mbetet me 45 pikë për pozitën e 13-të.

Ngjarja paraprake

Turqia raporton 215 mijë persona të shëruar nga koronavirusi

Ngjarja e ardhëshme

Shkaku i pandemisë, meshat në Kosovë do të mbahen pa besimtarë

të fundit nga Sport