Lampard i dëshpëruar pas finales: Nuk mund t’i lëmë fajin askuj, nuk u paraqitëm mirë

Frank Lampard nuk ka qenë aspak i lumtur me humbjen e pësuar në finalen e Kupës FA.

Lampard ka dhënë komentet e tij pas humbjes 2:1 nga Arsenal, ku heroi i ndeshjes ishte Pierre Emerick Aubameyang.

Trajneri anglez ka thënë se skuadra e tij nuk performoi në finale, duke mos komentuar asgjë nga vendimet e gjyqtarëve.

“Ne e filluam mirë për 10-15 minuta, shënuam gol dhe krijuam pak raste kur kishim kontrollin e lojës. Por, pas kësaj, ne vetëm mund të mallkojmë veten për humbjen”, ka thënë Lampard,.

“Ne lejuam rikthimin e Arsenal. Për shumë gjëra kemi fajin ne”, ka shtuar anglezi.

Chelsea tashmë do të mendojë për ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, ku ka pak gjasa për rikthim, pas humbjes 3:0 në ndeshjen e parë. 

Ngjarja paraprake

Andoni: 5 qershori dhe 30 korriku për interes të kryetarëve, duhet ligj për demokratizimin e partive

Ngjarja e ardhëshme

Tre të rinj akuzohen për hakim të llogarive të personaliteteve të njohura në Twitter

të fundit nga Sport