Gjermani, protesta kundër masave kufizuese

Me mijëra qytetarë kanë protestuar në rrugët e Berlinit duke kundërshtuar masat kufizuese të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. 

Ata e kanë quajtur protestën: “Fundi i Pandemisë, dita e çlirimit”.

Një turmë njerëzish që fërshëllenin dhe brohorisnin marshuan nga Porta e Brandenburgut në një bulevard të gjerë që përshkon parkun Tiergarten të qytetit.

Protestuesit, shumë prej të cilëve nuk kishin as maska, mbajtën pankarta ku shkruhej: “Korona, alarm i rremë”, “Na detyrojnë të mbajmë maskë”, “Mbrojtje natyrore në vend të vaksinimit”.

Demonstratat kundër kufizimeve nga pandemia këtë vit kanë tërhequr me mijëra njerëz përfshirë disa teoricienë konspirative dhe populistë të krahut të djathtë.

Menaxhimi i pandemisë në Gjermani është cilësuar relativisht i suksesshëm, me një shkallë vdekjeje më të ulët se  shtete e tjera evropiane

Vendi nisi të lehtësojë masat e bllokimit që nga fundi i prillit, por rregullat e distancimit mbeten në fuqi, si dhe një kërkesë për të mbajtur maska në transportin publik dhe ambjentet e mbyllura.

Ngjarja paraprake

Roy Jones paralajmërohet: Mike Tyson është i rrezikshëm

Ngjarja e ardhëshme

Haxhihamza: Mirë se ju gjeta Suharekë 

të fundit nga Bota