/

BORISOV: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut është historike, të respektohen detyrimet

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov për tre vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë tha se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështes Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, integrimet evropiane do të thonë edhe përmbushje të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet një hap historik në marrëdhëniet midis dy vendeve. Shenjë se kemi mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe jemi të gatshëm të punojmë për një Ballkan të sigurt dhe stabil në të ardhmen. Integrimet evropiane garantojnë paqe dhe prosperitet, Bullgaria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e të ardhmes evropiane të Maqedonisë s Veriut, por kjo do të thotë edhe respektim të detyrimeve që dalin nga marrëveshja”, shkroi Borissov në ‘Facebook’.

/Telegrafi.com/

Ngjarja paraprake

LSDM- BDI, opsioni i parë për Qeverinë e re. Analistët tregojnë variantet e tjera të mundshme (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

MJEKU PANOVSKI: Po rri në plazh në Ohër- përveç kamerierëve, askush nuk mban maskë

të fundit nga Lajme