Bërnz: Qeveria e re të formohet në afatet e parapara

Shkup, 1 gusht 2020 (MEDIAL) – Ambasadorja amerikane në vend Kejt Meri Bërnz në një intervistë për gazetën “Koha” porositi qeveri të re që të formohet në afatet e parapara, me qëllim që të vazhdojë lufta kundër krizës shëndetësore me Kovid-19. Ajo gjithashtu tha se SHBA-ja do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike në vend që të vazhdojë rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut.

“Ne presim që partitë të grumbullohen dhe t’i plotësojnë afatet. Duke e pasur parasysh krizën me Kovid-19 dhe problemet tjera të rëndësishme me të cilat përballet vendi, arritja e marrëveshjes për Qeverinë e re që do të mund t’i zgjidhë këto probleme është prioritet”, ka thënë Bërnz për “Koha”.

Në çështjen për idenë e BDI-së për kryeministër të ri shqiptar, ambasadorja amerikane vlerëson se sistemi plularist në vend mundëson përzgjedhje të kryeministrit me vota të shumicës së deputetëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

Duke folur për prioritetet që duhet t’i ketë Qeveria e ardhshme, ambasadorja Bërns thotë se duhet të shfrytëzohet momenti.

“Qeveria e re do të duhet të vendos prioritete të veta. Nga pikëpamja jonë, shpresojmë se ajo do të ketë për qëllim të nxjerrë beneficione nga momenti kur është mundësuar anëtarësimi në NATO dhe avancimi ndaj BE-së. Zbatimi i reformave të nevojshme dhe zgjidhja e çështjes së qeverisjes së të drejtës dhe korrupsionit, duke përfshirë edhe zbatimin e drejtësisë me mosndëshkim, do të jetë kyç për këtë proces. Me rëndësi është të mos humbet momenti”, ka thënë Bërnz. fb/

Ngjarja paraprake

20 raste të reja me Covid-19 në Prizren

Ngjarja e ardhëshme

Ekspertët: Vaksina për Covid-19 mund të jetë e disponueshme në vitin 2021

të fundit nga Maqedoni