Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe pesë raste pozitive me koronavirus nga komuna e Dragashit.
Komuna e Dragashit njofton se rastet pozitive sipas vendbanimit janë: 1 rast në Dragash, 3 raste në Kuklibeg dhe 1 rast në Zaplluxhe.
Komuna e Dragashit bën thirrje të respektohet distanca fizike, të vendoset maska, të lahen duart etj.