Sot Dita Më E Nxehtë E Verës – Sa Do Të Rriten Temperaturat?

Edhe sot e nesër pritet të jenë ditë të nxehta me temperatura të larta. Foto: Flickr

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 22ºC në 36ºC, në zonat e ulëta nga 27ºC në 42ºC dhe në zonat bregdetare nga 29°C në 42ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 20ºC deri në 37ºC dhe në zonat e ulëta nga 25ºC në 38ºC./Top Channel

Ngjarja paraprake

Në Japoni numër rekord i personave të rinj të infektuar në nivel ditor

Ngjarja e ardhëshme

Valteri në Kuvend: Një deputete ka votuar 5 fletë votimi

të fundit nga Shëndeti