U pezullua nga detyra, KPA hedh shortin për zëvendësimin Luan Dacit në 5 çështje të tij që janë në proces

Pas vendimit për të pezulluar Luan Dacin, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur në short edhe 5 çështje të tij që janë në proces.

Daci është zëvendësuar në çështjen e Donika Preles, Roland Jaupaj, Genci Sinjari, Regleta Panajoti, Fatmir Lushi dhe Dritan Peka.

Këto çështje janë në proces, të cilat zhvillohen gjatë muajt korrik dhe në shtator.

KPA nuk ka marrë vendim për proceset e tjera gjyqësore ku Daci është anëtar ose kryesues.