Shaljani largohet nga Ferizaj

Futbollisti Ardian Shaljani largohet nga klubi i Ferizajt. 

Ai përmes një postimit tregon se nuk do të pjesë e këtij ekipit, që veç ka humbur statusin e anëtarit të elitës së futbollit të Kosovës.

“Desha t’ju informoj që nga sot nuk do të jem pjesë e klubit FC Ferizaj, faleminderit për një vit të mrekullishëm.

Dua t’i falënderoj që nga punëtori i fushës, doktorin Shkumbin Rrahmani, kryesinë, trajnerët e klubit, bashkëlojtarët dhe tifozet e mrekullueshëm ‘Ujqit’. Shpresoj që të riktheheni prapë ku e keni vendin në Superligë, suksese”, shkruan Shaljani.