Ranocchia është i sigurt, puna e Conte-s do të japë rezultate

Barazimi i radhës dhe një tjetër rast i humbur.

Inter do të duhet të kënaqet vetëm me një vend mes katër të parave në Serinë A. Zikaltrit janë në luftë vetëm për vendin e dytë në Serinë A.

Pavarësisht barazimi 0-0 kundër Fiorentina-s dhe zhgënjimit për rastet e shumta të humbura, Andrea Ranocchia shikon anën pozitive.

“I dyti është i pari nga humbësit? Mund të përmirësohemi akoma shumë në çdo aspekt. Jemi këtu për këtë dhe Conte po na ndihmon shumë”, ka thënë mbrojtësi për Inter Tv.

“Conte po kërkon të na japë një mentalitet fitues, që të mos ndihemi kurrë të kënaqur, të përmirësohemi vazhdimisht. Po e bëjmë pjesërisht, por nuk mjafton. Ky është një vit i veçantë, por është kështu për të gjithë dhe nuk mund të jetë një justifikim”.