Presidenti i Brazilit shërohet nga koronavirusi, del negativ në testin e katërt

Në testimin e bërë për të katërtën herë, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka rezultuar negativ ndaj koronavirusit.

Lajmin e mirë e dha vetë 65-vjeçari më një njoftim në rrjetin social Twitter, ku ka postuar edhe një foto që tregon se çdo gjë është në rregull.

Bolsonaro u infektua me COVID–19 më 7 korrik dhe nga kjo datë ai ka punuari izoluar nga një zyrë në pallatin presidencial. Jair Bolsonaro nuk ka pasur probleme të mëdha me shëndetin, vetëm pak temperaturë deri në 38 gradë në fillim të infeksionit.

Kujtojmë që Brazili është shteti i dytë në botë pas SHBA për nga numri i të infektuarve, duke regjistruar deri tani 2 milionë e 287 mijë e 475
të prekur, nga të cilët kanë ndërruar jetë 85 mijë e 238 persona.