Mbi nëntë milionë të shëruar në botë nga Kovid-19

Uashington, 25 korrik 2020 (MEDIAL) – Numri i njerëzve të shëruar nga koronavirusi në botë tejkaloi nëntë milionë, tregon evidenca e Universitetit Xhon Hopkins, i cili i mbledhë të dhënat nga autoritetet lokale dhe nacionale, si dhe nga mediume dhe burime të tjera.

Sipas Universitetit, numri i personave të shëruar nga Kovid-19 në botë arriti në 9.043.203. Numri i të vdekurve është 639.652, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 15.736.499. ab/