Manchester United pazar te Bayerni, Solskjaer do sulmuesin e gjermanëve

Manchester United po mendon për një sulmues krahu dhe emri që ka dalë në skenë është ai i Kingsley Coman. Sulmuesi i Bayern Munchen mund të humbasë formacionin sezonin e ardhshëm, pasi afrimi i Sanes dhe Gnabry në krahun tjetër mund të bëjnë që francezi të mbetet në stol.

24-vjeçari është shumë i talentuar, por trupi i tij është i dobët. Ai ka patur shumë dëmtime dhe bavarezët kanë frikë se mund të dëmtohet sërish, prandaj ndërhynë në merkato. “Djajtë e kuq” nga krahu tjetër nuk kanë menduar për diçka të tillë dhe duan thjeshtë ta afrojnë në skuadër.

Athletic shkruan se trajneri Ole Gunnar Solskjaer e do me patjetër francezin dhe diçka të tillë ua ka bërë me dije dhe drejtuesve të klubit. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet mes palëve.