Manastirliu: Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë me Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirli, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendosin maskën, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për higjienën.

“Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale”.

“Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore që çdo ditë kujdesen që nënat dhe të porsalindurit të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.