“Leao mund të shpërthejë sezonin tjetër”

“Leao mund të shpërthejë sezonin tjetër”

Stefano Pioli ka lavdëruar në veçanti Leaon.

Ai pret shumë më shumë nga sulmuesi i talentuar dhe beson se sezonin tjetër do të marrin më të mirën nga 21-vjeçari portugez.

“Leao ka potencial të madh dhe është e drejtë që ka pritshmëri të mëdha për të. Ai po rritet dhe do të jetë i rëndësishëm për ne sezonin e ardhshëm. Ai paraqitet shumë më mirë në stërvitje se sa në ndeshje. Do të shkojë në atë nivel edhe në ndeshje. Kundër Atalanta u paraqit mirë, por mund të bëjë edhe më shumë. Ka cilësitë për të hapur ndeshjet, qoftë kur luan si titullar, qoftë kur futet nga stoli. Vitin tjetër mund të shpërthejë, ose të paktën të jetë më i qëndrueshëm në lojërat e tij”, u shpreh Pioli.

Rafael Leão ka bërë 29 paraqitje këtë edicion në Serie A, ka shënuar 5 gola.