Largohet nga Partizani

Ndaj  Vllaznisë, Lorenc Trashi luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Partizanit. Në ditët e ardhshme, anësori i kombëtares shqiptare do të nisë një aventurë të re në Kuvajt te skuadra e Qadsia.

Gjithsesi një si Lorenc Trashi që është pjesë e Partizanit prej 6 vitesh nuk do ta harrojë kurrë familjen e kuqe dhe shpreson që një ditë të rikthehet te Partizani.

Në rrjetet sociale 28-vjeçari nga Gramshi ka bërë një dedikim special, për Partizanin.

“Shpresoj që në të ardhmen e afërt të takohemi sërish. Të gjitha kujtimet e çmuara që kemi kaluar së bashku do të mbeten në mendjen time. Më shumë se një familje”.