Kushtetuta mund të vetëshkelet!

Nga kush mund të shkelet kushtetuta

Sikundër dihet nga doktrina   si dhe nga praktikat juridike  gjyqësore dhe administrative , kushtetutën ,  ligjin suprem të shtetit, në raste e rrethana socio-  politike  të  caktuara, me apo pa  qellim (Culpa @ Dolus) mund të e  shpërfillë,  nëpërkëmbë ,  keqaplikon përkatësisht  ngjanë ta shkelë   legjislativi , shefi i shtetit, shefi i qeverisë, ekzekutivi , institucioni publik, prokuroria , gjykata speciale , gjykata  e kompetencës së prgjithshme, pra, entitetet institucionale të  cilat me përkushtim do të duhej   , të njëjtën ta mbronin nëpërmjet  implementimit  të  drejtë , të mirëfilltë.

Sëandejmi , kushtetutën mund ta shkelin dhe jo rrallë  herë e shkelin  institucionet publike më të thirrura për mbrojtjen e përkushtuar të saj.

Përkundrazi , qytetari , si entitet natyral –  person fizik qe nuk   ka autorizime për ushtrim të  funksioneve  publike, zakonisht  mund të shkelë aktin ligjor përkatësisht   aktin nënligjor të caktuar!

Ndërkaq ,mund të  tingëllojë  iracionalisht të  theksohet  se ,  pos  entiteteve   qe ushtrojnë autorizime publike ,  kushtetutën  mund të shkelë  edhe  vetë kushtetuta ,përkatësisht,  forma e   formulimit të  dispozitës kushtetuese si dhe e  aplikimit praktik të saj!

  • Kushtetuta e RK-së    disa herë ka qenë shkelur dhe në vijim mund të shkelet nëpërmjet  aplikimit të   nenit 86 lidhur me nenin 70  të  saj

Konkretisht, sipas dispozitës së nenit 86 par. 5 të Kushtetutës, nëse asnjëri kandidat për President në dy raundet e para nuk merr sëpakut 2- 3 e votave të të gjithë  deputetëve ,organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në  votimin e dytë dhe ,kandidati qe merr  shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës.

Nga viti 2008 deri sot asnjëherë nuk kanë marrë pjesë katër madje as tre kandidatë për President e ,në raundin e tretë ,asnjëherë nuk kanë pasë garuar dy kandidatë me më shumë vota nga raundi i dytë , ndaj , presidentët  nuk kanë qenë zgjedhur konform me  dispozitën e nenit 86 par. 6 të Kushtetutës!

Sipas  dispozitës së nenit 86 – 6 të Kushtetutës , Presidenti  i Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, ashtu qe, nëse asnjëri kandidat,  në raundin e parë as në të dytin nuk  do të fitonte  shumicën e kualifikuar të votave, në raundin e tretë do të garonin dy nga ata qe kanë  pasë  fituar më shumë vota në raundin e dytë , me “kanosjen”   nëse as në raundin e tretë asnjëri nuk do të fitonte sëpakut  shumicën absolute të votave, do të  shpërndahej Kuvendi dhe do të shpalleshin zgjedhjet e përgjithshme! Jo pak deputetë, për të mos e rrezikuar humbjen e  statusit dhe të privilegjeve të   veta të deputetit dhe duke mos pasë asnjëfarë sigurije  se do të zgjedhej prapë deputet,  do të votonte për kandidatin- ën qe në dy raunda më parë nuk e ka pasë votuar me lajtmotivin se “ më mirë të votoj për , edhe pse nuk e preferoj, se sa të humbi statusin tim të deputetit – es me shumë privilegje përcjellëse” !

Sëandejmi ,jo pak deputetë e deputete, në raundin e tretë kanë  pasë votuar  përkatësisht do të  votonin  për kandidatin- en  për President-e  , për të cilin – en, në dy raundet e para  nuk e kanë pasë mbështetur ! Në atë mënyrë  votimi për ka qenë bërë dhe do të mund të bëhej por në  kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës  , sipas të  cilës, deputeti – ja, kurdoherë  duhet të votojë lirshëm dhe pasnjë farë presioni    e kurrsesi jo nga çfarëdo  joshjeje ,  shtytjeje, shtërngimi, kanosjeje as dhune “ Vis , Claem, Precario” !

Formulimi i këtillë i kësaj dispozite kushtetuese  , paeviitueshëm e implikon shkeljen e të njëjtës  si dhe të  dispozitës së nenit 70  të  Kushtetutës   gjatë votimit në raundën e tretë për kandidatin – en për president-e!

Zgjidhja e  mundshme e  kësaj çështjeje  problemore

Në një të ardhme  jo  fortë të  largët , pritet  hapja e fushatës për zgjedhjen e Presidentit të RK-së.

Në  këtë   kontekst , Shoqata e Pavarur e Juristëve të  Kosovës ,në  vitin 2010 ,  në një  konferencë  shkencore si dhe  disa herë në vijim, ka pasë konkluduar se,  nga  postulati   teorik dhe praktik, rezulton nevoja për  ndryshime të  Kushtetutës së RK-së , nder të tjera, referuar zgjedhjes së Presidentit, jo nga Kuvendi ,por  drejtpërdrejtë nga qytetarët!

Nëse, eventualisht,  nuk do të  shprehej mbështetje e mjaftuar  për  rregullimin kushtetues  në  favor të  zgjedhjes së Presidentit  nga qytetarët drejtëpërdrejtë, atëherë , medomos ,   sëpakut , do të   duhej të modifikohej dispozita e nenit 86 të Kushtetutës së RK-së në një   formë përmbajtësore tjetër nga kjo egzistente, e të tilla janë  disa!