Kush është miku i shqiptarëve

Kosova ka nevojë për miq, që e mbështesin dhe e ndihmojnë vendin e sidomos në ditët e vështira që po kalon vendi pas situatës së krijuar nga pandemia e cila e ka përfshirë terë botën.

Ja sot ja kurrë vendi ka nevojë për miq që na ofrojnë mbështetje e rimëkëmbjen ekonomike për ta sfiduar situatë e krijuar që po le pasoja të thella ekonomike duke shkaktuar varfëri të skajshme.

 Ne, si gjithnjë duhet të tregohem të aftë e syçelur e sidomos gjatë krizave të shpërfaqura në vend,  mos të japin hapësirë askujt që të bëhet zot i shtëpisë sonë, të krijojnë  përçarje e tensione në mes nesh sepse kjo askujt nuk i ndihmon për veç armikut. 

Historikisht, gjeneratë pas gjenerate populli ynë ka kaluar situata të paparashikuara andaj, ne ja sot o kurrë duhet menduar e mbledhur mendjen se kush është miku i shqiptareve.

Besoj, dhe jam i bindur se të gjithë e dimë se  kush e ndihmoj Kosovën në momentet më të vështira e dramatike, kur vendi ishte në rrezik për të mos ekzistuar kurrë, andaj nuk  kam nevojë askujt ti jap leksikone por mendoni mirë për të ardhmen dhe perspektivën  e fëmijëve tanë.  

Ne  nuk duhet të harrojë të mirën, që na ofruan miqtë tanë, në kohëra më të vështira  andaj duhet ti falënderojmë dhe të jemi mirënjohës  për ndihmën dhe mbështetjen e tyre, në shtetndërtimin e Kosovës.

Krejt për fund po ju rikujtoj  se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova kurrë nuk do të ishte shtet  i garantuar e  i njohur ndërkombëtarisht.