Interi refuzon të rrisë ofertën

Inter nuk do të rrisë ofertën për të blerë lojtarin më të mirë të Fiorentinës, Frederiko Kieza. Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Interit, Bepe Marota, i cili deklaroi se skuadra e Interit është vendosur të mos paguajë asnjë para shtesë në krahasim me atë që kanë ofruar më parë.

” Në këtë moment, nuk e meritojmë këtë që po na bën Fiorentina, duhet të kenë një qasje më të mirë, ne kemi bërë një ofertë të arsyeshme. Tashmë e kemi blerë lojtarin e Real Madridit, Hakimi, por duam ta blejme edhe Kiezën. Megjithatë 70 milionë euro janë çmenduri”- u shpreh Marota

Interi ka dashur që ta blejë Kiezën 2 vite më parë, kur ai shkëlqeu me bluzën e Fiorentinës.

Të gjithë mediat italiane e krahasonin atë më lojtarët brazilianë, pasi ai ishte një driblues mjaft i mirë, por edhe shumë i fortë fizikisht.

Lojtari italian u përfol tek një kalim tek Juventusi vitin e kaluar, megjithatë kjo tratativë nuk arriti të përfundonte. Këtë vit sulmuesi i krahut nuk ka arritur të gjejë formën më të mirë, prandaj dhe Interi kërkon të përfitojë nga situatë duke ulur çmimin e tij.