I vjen keq për Mbappen

Ylli francez i PSG-së, Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim bukur të rëndë mbro,më nmë finale të Kupës së Francës ku me lot në sy e lëshojë fushën derisa më vonë u pa duke ecur i ndihmuar me paterica.

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, skuadra e së cilit do të përballet me PSG-në në Champions League, ka thënë se i vjens humb keq dhe askush nuk duhet t;i gëzohet një mungese të tillë.

“Më vjen keq, nuk e dija. Mbappe është djalosh, shpresoj të mos jetë serioz”, tha Gasperini për Sky Sport Italia. “Ne nuk duam të fitojmë për shkak të fatkeqësive të të tjerëve. Në fakt, nëse fitoni kundër këtyre lojtarëve, rezultatet e juaja vlejnë shumë më shumë”, ka thënë Gasperini.

Ende nuk është konfirmuar se sa do të mungojë Mbappe dhe nëse do të humbasë ndeshjen kundër Atalantës në Champions League, por lëndimi nuk është aspak i lehtë i cili u zëvendësua nga Pablo Sarabia.