Hajgaret e BDI-së me Naser Ziberin

Turpi madh për Naser Ziberin, shikoni në çfarë derexhe ka rërë duke vrapuar pas epsheve e dëshirave karrieriste për t’u bërë kryeministër, burri madh e lejoi veten  të luajë BDI-ja me te si fëmija i vogël që mashtrohet mbas dëshirave të tij, gjynah, e lodhën kot së koti duke e endur andaj e këndej trojeve shqiptare gjatë fushatës zgjedhore kinse për kryeministër shqiptar në RMV. Historia jetësore ka treguar, se, njerëzit më së shumti mashtrohen e pësojnë për shkak dëshirave epshore karrieriste.

S’është shaka, po hajgare kërkesa e BDI-së për kryeministrin shqiptar, Naser Ziberin.

Shtojcë:

– Derisa e vërteta mbulohet me të pavërteta politike s’ka dobi prej nesh;

– Në këtë kohë të digjitalizuar të gjithë e dimë se ç’është e vërteta, po s’e përkrahim, të gjithë e dimë se ç’është gënjeshtra apo e pavërteta, po e përkrahim fuqishëm.