Gjendet pa shenja jete një shtetas italian në banesën e tij në Kavajë

Është gjetur pa shenja jete një shtetas italian në banesën e tij në Kavajë të Shqipërisë.

Viktima ishte rreth 70-vjeç dhe u identifikua si Giusepe Clemente.

Ai kishte humbur kontaktet me familjarët e tij në Itali. Viktima dyshohet se pësoi atak kardiak.

Ndërsa, hetuesit nuk kanë vënë re shenja dhune në trupin e tij. Ndërkohë, trupi i të moshuarit do të dërgohet te morgu i Tiranës, pasi është shtetas i huaj.