Çulev ia dorëzoi Nuhiut detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme

Shkup, 25 korrik 2020 (MEDIAL) – Ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme, Naçe Çulev sot zyrtarisht ia dorëzoi detyrën e ministrit të Brendshëm Agim Nuhiut, i cili ishte zëvendës i tij në MPB.

“Pas pranim-dorëzimit të sotëm të detyrës, në pajtim me dispozitat ekzistuese ligjore, Nuhiu do të udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Brendshme deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht deri në zgjedhjen e ministrit të ri të Punëve të Brendshme”, kumtoi MPB. ab/