Afrika e Jugut raporton 250 vdekje të reja nga COVID-19

Afrika e Jugut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 250 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 6.343 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus.

Ministri i Shëndetësisë, Zweli Mkhize, njoftoi se 139 vdekje janë regjistruar në provincën Gauteng, ku përfshihet edhe qendra ekonomike Johannesburg dhe kryeqyteti Pretoria.

“Deri më sot në Afrikën e Jugut janë regjistruar gjithsej 421.996 raste me COVID-19”, njoftoi Mkhize, duke shtuar se 13.944 raste janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Mkhize tha se numri i pacientë të shëruar, paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit, ka shkuar në 245.771, që në normën e të shëruarve nga numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është 58 për qind.

Autoritetet e Afrikës së Jugut njoftuan se numri i testeve të kryera tek personat e dyshuar për COVID-19 është 2.684.488, prej të cilave 52.382 janë kryer gjatë ditës së fundit.

Afrika e Jugut renditet e pesta në botë përsa i përket numrit të rasteve të konfirmuara me koronavirus, pas SHBA-ve, Brazilit, Indisë dhe Rusisë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, kjo pandemi në mbarë botën ka prekur mbi 15.6 milionë persona, prej të cilëve mbi 634.400 kanë vdekur dhe rreth 8.9 milionë janë shëruar.