Tre gara të reja të Formula 1, nuk do të mbahen këtë sezon në SHBA, Meksikë dhe Brazil

Imola, 24 korrik 2020 (MEDIAL) – Garat kampione në Formula 1 nuk do të mbahen këtë sezon në SHBA, Meksikë dhe Brazil, për shkak të situatës me koronavirusin në kontinentin amerikan.

Menaxhmenti i Formula 1 publikoi se nuk duan  të rrezikojnë  të mbajnë gara në ato vende,  duke e marrë parasysh se janë mes shteteve  me shkallë  më të rrezikuar të infeksionit në botë.

Në vend të këtyre tre garave, do të ketë tre gara të reja në Evropë.

Ato do të organizohen në Nirburgringun  gjerman  dhe në Imola të Italisë, ndërsa Portugalia  do ta bëjë debutimin e saj në Formula 1 me garë në shtegun Portimau.

Formula 1 ende  nuk e ka përgatitur gjithë kalendarin, por ekziston  shpresë se do të mbahen 16 gara.

Tani janë gjithsej 13 gara me Nirburgring, Imola dhe Portimau, ndërsa pritet të shtohen dy gara në Bahrein dhe një në Abu Dabi. sa/

Таг