Seancë publike në Gjykatën Kushtetuese për paditë nga VMRO-DPMNE-ja

Shkup, 24 korrik 2020 (MEDIAL) – Gjykata Kushtetuese sot në seancë publike duhet t’i shqyrtojë paditë e shtruara nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni Ripërtëritja e Maqedonisë për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik.

Në Gjykatën Kushtetuese është caktuar debat publik edhe pas padive të shtruara nga Maqedonia e Vetme dhe Koalicioni Asnjëherë Veriore – Vetëm Maqedoni dhe nga Partia Demokratët.

Ditëve të kaluara Gjykata Kushtetuese, i refuzoi të gjitha 176 paditë e shtruara nga E Majta, Aleanca për Shqiptarët – Alternativa dhe MORO – Partia Punëtore. ar/