RMV/ Sexhde falënderimi për Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Në xhamitë qendrore të Maqedonisë së Veriut është bërë sexhde falënderimi dhe lutje para namazit të xhumasë, me rastin e hapjes së Xhamisë së Madhe të Ajasofjes,raporton Anadolu Agency (AA).

Me shkresën e dërguar në bashkëpunim të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut (BFI) dhe Konsulencës së Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup tek xhamitë e vendit, në hutben e xhumasë xhemati u informua rreth Xhamisë së Madhe të Ajasofjes.

Para namazit të xhumasë në xhaminë e Murat Pashës u bë sexhde falënderimi ndërsa këshilltari i Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan zhvilloi lutjen.

Vaizi dhe hatibi i xhamisë Murat Pasha, Süleyman Baki në hutbe tha se Ajasofja është një vepër e rëndësishme për njerëzimin.

“Kthimi i kësaj xhamie sërish në xhami na bëri të lumtur neve në Shkup, Maqedoninë e Veriut, në Rumeli. Ajasofja është kurora e të gjitha xhamive në Rumeli, në Ballkan”, tha Baki

[adrotate banner=”12″]