Propozimet e opozitës, Rama: Sa hapen listat e si do të bëhen koalicionet, i diskutojmë pas 30 korrikut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me propozimet e opozitës së bashkuar, të bëra publike këtë të premte nga ana e Lulzim Bashës si dhe dokumentit që opozita dorëzoi në këshillin politik.

Rama thotë se është hap gjysëm pozitiv vendimi i opozitës për t’ju bashkuar idesë së hapjes së listave. Rama thotë më tutje se sa do të hapen listat, kjo i takon diskutimeve që do të zhvillohen pas 30 korrikut, datë që për kryeministrin është afati i fundit për ndryshimet kushtetuese.

Më tutje Rama flet për koalicionet, duke thënë se ato nuk do të ndalohen, por thjesht do të standartizohen, çështje që sipas tij mund të diskutohet pas 30 korrikut.

POSTIMI I RAMËS

Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton.

Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut,kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!Mjaft pozitive!