Perez i hap rrugë Zidanes

Vendimi është marrë. Zinedin Zidan do të qëndrojë te Reali i Madridit për sezonin 2020-2021.

Presidenti Florentino Perez dhe francezi janë takuar me njëri-tjetrin pas përfundimit të kampionatit dhe kanë vendosur për vazhdimin e bashkëpunimit dhe projektit që kanë nisur.

Fitorja e titullit kampion për herë të 34-t në histori ka larguar çdo dyshim që mund të ekzistonte në mendjen e të tjerëve.

Zizu do të qëndrojë, të paktën edhe për një sezon tjetër.