Pandemia me pasoja mbi punën e NP “Parkingu i Qytetit”

Shkup, 24 korrik 2020 (MEDIAL) – Raporti gjashtëmujor nga puna e NP “Parkingu i Qytetit” do të rishikohet në seancën e pesëdhjetë e tretë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, që është caktuar për me 28 korrik të vitit 2020.

Nga Shërbimi për informim i Qytetit të Shkupit informojnë se NP “Parkingu i Qytetit” për periudhën e theksuar shënon rënie të konsiderueshme të të ardhurave në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Bilanci për sukses për periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor tregon se të ardhurat e kompanisë janë ulur me gati 30 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ulja është kryesisht për shkak të rënies së të ardhurave operative – të ardhurat nga parkimi dhe të ardhurat nga heqja e automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt si rezultat i krizës shëndetësore të shkaktuar nga virusi Kovid-19”, informojnë nga Shërbimi për informim i Qytetit të Shkupit

Prandaj, ata theksojnë se në periudhën e urgjencës, parkingjet funksiononin me një vëllim të zvogëluar të punës, që është rast edhe tek shërbimi i karrotrecit.

Informojnë se NP “Parkingu i Qytetit” paguan plotësisht dhe me kohë detyrimet tatimore ndaj shtetit, pagat e punonjësve dhe detyrimet ndaj furnizuesve. mb/