NP “Pastërti dhe Gjelbërimi” – Kumanovë: Nuk ka grevë zyrtare, punëtorët tashmë kanë paga të rritura, K-15 të paguar

Kumanovë, 24 korrik 2020 (MEDIAL) – Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Pastërti dhe Gjelbërimi” – Kumanovë pas pezullimit të përkohshëm të disa prej punëtorëve në “Pastërti” reagoi dhe thonë se nuk bëhej fjalë për grevë zyrtare, por, siç thonë ata, refuzim i detyrave të punës nga një grup i caktuar i punëtorëve në njësinë e punës “Pastërtia”. Ata shtuan se punëtorët tashmë kishin rritje të pagave dhe se më parë kishin marrë pajisje HTZ.

“Kjo nuk është grevë zyrtare, por refuzim i detyrave të punës së një grupi të caktuar të punëtorëve në njësinë e punës ‘Pastërtia’, të cilët nuk kanë kryer detyrat e tyre të punës rregullisht për një kohë të gjatë. Sa i përket kërkesave të paraqitura në media në lidhje me pagat e punëtorëve të njëjtë, ata kanë rritje të pagave për 20 për qind, ata gjithashtu kanë marrë pagesa të K-15 për vitin 2019, ndërsa gjatë vitit të kaluar u është paguar K-15 edhe për tre vitet e kaluara. Gjithashtu, gjatë vitit të kaluar, ata u pajisën me pajisje të reja HTZ dhe përveç kësaj siguruan vazhdimisht të gjitha llojet e pajisjeve mbrojtëse, përfshirë pajisjet mbrojtëse për krizën për shkak të virusit KOVID-19. Janë parashikuar të gjitha kushtet për funksionim normal. Ne do ta zgjidhim këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe do të inicohen procedurat e duhura disiplinore kundër punëtorëve të pandërgjegjshëm”, thuhet në reagimin e NP “Pastërtisë dhe gjelbërimit”.

Ata konfirmojnë se sot u zhvillua takim mes sindikatës dhe ekipit menaxhues, ku diskutuan menaxhimin e ardhshëm të situatës dhe theksojnë se nuk ka pasur grevë zyrtare, as njoftim nga sindikata për të organizuar grevë.

“Zakonet e vjetra në këtë ndërmarrje publike duhet të zhduken plotësisht, sepse ato krijojnë probleme serioze për pastrimin e qytetit nga mbeturinat komunale dhe servisimin e tij të rregullt”, thonë nga ekipi menaxhues.

Prandaj, ata njoftuan masa dhe kontrolle të intensifikuara në kryerjen e detyrave të punës nga ana e punëtorëve në mënyrë që, siç theksojnë ata, në Kumanovë rregullisht të transportojnë dhe depozitojnë mbeturinat komunale, sepse higjiena është përparësi për shëndetin e qytetarëve, sidomos tani në kushte të pandemisë. bs/bsh/