Notat e lojtarëve, Milan 1-1 Atalanta: Donarumma më i miri në fushë

Milani dhe Atalanta kanë barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të javës së 36-të të Serie A.

Ndeshja mes Milanit dhe Atalantas doli të jetë interesante vetëm në 45 minutat e parë, ku kishte edhe gola.

Për Milanin shënoi Hakan Calhanoglu, ndërsa për Atalantan shënoi Duvan Zapata (1-0).

Gigi Donnarumma në këtë ndeshje priti një penallti të gjuajtur nga Ruslan Malinovsky.

Ai për këtë dhe disa pritje të tjera ishte më i mirë në fushë me notën 7.9.

Ibrahimovic dhe Calhanoglu ishin pas tij më të notuarit.