Në Bolovi janë shtyrë zgjedhjet e përgjithshme për shkak të Kovid-19

La Paz, 24 korrik 2020 (MEDIAL) – Zgjedhjet e përgjithshme në Bolivi të planifikuara për më 6 shtator janë shtyrë për më 18 tetor, si rezultat i rritjes së numrit të rasteve të infektuara me koronavirusin e ri në vend. Këtë e kumtoi Gjykata Supreme Zgjedhore e Bolivisë.

Kryetari i këtij organi, Salvador Romero, publikoi se ata kanë vendosur t’i shtyjnë zgjedhjet për president, nënpresident, deputetë dhe senatorë deri të dielën, 18 tetor.

Zgjedhjet, të planifikuara fillimisht për në maj, tashmë janë shtyrë deri në shtator për shkak të pandemisë. ls/shk/