Largohet nga Real Madridi

Real Madrid ka filluar të mendojë për edicionin e ardhshëm.

Përveç blerjeve potenciale që mund ti kenë, madrilenët kanë filluar të largojnë lojtarë nga skuadra.

Është portieri dhe njëherësh djali i ZInedine Zidane, Luca, i cili do të largohet si futbollist i lirë nga Real Madrid.

Atij nuk do ti vazhdohet kontrata që i kalon në korrik, raporton AS.

Portieri 22 vjeç ka qenë në klub për 16 vite duke bërë dy paraqitje në La Ligë.

Montpellier besohet të jetë kandidati kryesor për transferimin e tij.