Largohet nga Barcelona

Mbrojtësi Samuel Umtiti pritet që të largohet nga skuadra e Barcelonës. “Sport.es” raporton se palët i kanë thënë lamtumirë njëra-tjetrës dhe kampioni i botës pritet të transferohet në Serinë A sezonin tjetër.

Sipas mediave katalanase, në fund të sezonit Umtiti do të largohet nga “Camp Nou dhe klubi i ka komunikuar lojtarit të gjejë një skuadër të re.

Umtiti, 26 vjeç, ka një kontratë deri në viti 2023 me Barcelonën, por që do të mbyllet me herët.

Me shumë gjasa, Umtiti do të largohet në formë huazimi, duke qenë se kostoja e kartonit të tij është rreth 40 milionë euro.