Kumtesë e LSDM-së rreth realizimit të qëllimeve të tyre

Shkup, 24 korrik 2020

Koncepti demokratik dhe evropian i LSDM-së është një koncept që do ta çojë Republikën e Maqedonisë së Veriut përpara drejt Evropës dhe drejt një të ardhme të sigurt, drejtësi dhe liri edhe më të madhe.

Në zgjedhjet e fundit, qytetarët e zgjodhën pa mëdyshje këtë koncept dhe nuk lejuan që shteti të kthehej prapa në politikat autokrate dhe të regjimit të VMRO-DPMNE-së që çojnë në izolim, rrezik dhe pasiguri.

Qytetarët duan zgjidhje konkrete, masa dhe politika që i plotësojnë nevojat e tyre, ata duan plane për t’u ballafaquar me KOVID-19, për paga më të larta, për rend dhe standarde në vend. LSDM-ja ka zgjidhje dhe ka aftësi t’i zbatojë ato edhe më mirë edhe më shumë.

Për vetëm 30 muaj kemi arritur të realizojmë diçka që nuk ndodhi për 30 vjet, ndërsa ishte një angazhim strategjik i qytetarëve në katër vitet e ardhshme do të arrijmë edhe më shumë dhe do të sigurojmë përparim dhe zhvillim të shpejtë, një shtet të drejtë dhe drejtësi për të gjithë.

Anëtarësimi në NATO është punë e kryer, ashtu është edhe me BE-në. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja i filloi negociatat për anëtarësimin e plotë në BE dhe për katër vjet do të hapim 80 për qind të kapitujve.

Menjëherë pas Ilindenit, fillojnë negociatat për koalicionin e ardhshëm. LSDM është një parti e madhe dhe e hapur dhe ne do të diskutojmë për një koalicion me të gjitha partitë që janë të gatshme ta pranojnë konceptin dhe rrugën evropiane, demokratike, çliruese, përparimtare dhe rrugën që Maqedonia e Veriut po e ndjek si anëtare e NATO-s.

Strukturat që mbrojnë ide të ndryshme nga koncepti demokratik dhe evropian, nuk mund të jenë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës të udhëhequr nga LSDM, sepse opsione të tilla kontradiktore dhe retrograde janë ose të mposhtura ose margjinale.

Qendra për komunikim me opinionin – LSDM 

___________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.